Përmbytjet prekën mbi 400 hektarë tokë, Fermerët e Maliqit: Dëmshpërblimet e premtuara nuk kanë mbërritur ende

16 Qershor 2026 | 10:07

Dy përmbytje masive, në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, bënë që më shumë se 400 hektarë tokë bujqësore në fushën e Maliqit të mbeteshin nën ujë, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerët.

Në atë kohë ishte ministri i Bujqësisë ai që premtoi dëmshpërblim për fermerët, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Geni Fraholli, një nga fermerët e fshatit Sheqeras, tregon se i gjithë prodhimi i mbjellë u dëmtua, ndërsa dëmshpërblimet e premtuara ende nuk janë marrë.

“Mua më u përmbytën 18 hektarë, shkon goxha, 7-8 milionë lekë, gjithë gjërat. Grurë dhe elb. Misrin ende nuk e mbjellim dot, sepse nuk ka ikur uji nga fusha. Na erdhi ministri, por nuk na dha. Bëmë gjithë dokumentet”, tha Fraholli.

Një gjë të tillë e pranon edhe drejtori i Bujqësisë në Bashkinë e Maliqit, Aurel Zenullari, i cili thotë se fermerët kanë të drejtë në kërkesën e tyre për dëmshpërblime, të cilat ende nuk janë dhënë.

“Fermerët kanë të drejtë. Në muajin dhjetor dhe janar kemi pasur disa dëmtime nga këto përmbytje. Kemi grurin që është i përmbytur, misrin që ishte i pakorrur dhe parcelat që nuk kanë mundësi të mbillen, pasi uji është ende prezent në këto sipërfaqe. Nga ana e bashkisë janë marrë masat, janë mbajtur procesverbalet, askush nuk është përjashtuar nga ky regjistrim. Janë përcjellë shkresat dhe jemi në pritje të një përgjigjeje, e cila ende nuk ka ardhur për fermerët”, Zenullari.

Bashkia e Maliqit ka përjashtuar nga detyrimi i taksave vendore fermerët që ende kanë tokat nën ujë, ndërsa dëmi ekonomik për ta mbetet shumë i madh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët marrin urdhër të largohen nga SHBA-ja menjëherë pas ndeshjes me Zelandën e Re

Trajneri i Iranit tha se u është urdhëruar të largohen nga SHBA-ja dhe të kthehen në kampin stërvitor në Meksikë vetëm disa orë pasi hapën...
11:01 | 16/06/2026

Detaje nga aksidenti detar në Ksamil, 22-vjeçari mori insulinë para përplasjes fatale

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik detar i mbasdites së së hënës në Ksamil, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi. Sipas...
10:41 | 16/06/2026

Rama reagon pas videos nga Bazeli: Ishte ftesë private, se kam pirë ujin me lekët e shtetit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje të realizuar në Bazel të Zvicrës, ku sipas tij janë ngritur pretendime...
10:24 | 16/06/2026