5 pika historike që nuk duhet t’i humbisni gjatë vizitës tuaj në Elbasan

29 Qershor 2021 | 19:10

Elbasani, qyteti i tretë më i madh në Shqipëri me një popullsi prej rreth 128.000 banorësh, ndodhet në Shqipërinë e Mesme, rreth 40 km në juglindje të Tiranës. Historia e këtij qyteti mendohet se daton që në shekullin e II para erës sonë, i njohur si një vendbanim i hershëm ilir. Në shekullin II, Elbasani njihej me emrin Skampius ose Skampi.

Duke qenë se vendndodhja e tij është pikërisht në mes të Shqipërisë, kjo ka bërë që ai të jetë gjithnjë një pikë e rëndësishme lidhëse si për tregti ashtu edhe për zhvillim urban dhe ushtarak, pasi furnizonte të gjithë vendin nga veriu në jug, dhe kjo ka bërë edhe që nga ana infrastrukturore ky qytet të ketë qenë gjithnjë i mirë organizuar.

Këto janë 5 pika interesante që nuk ja vlen t’i humbisni gjatë vizitës tuaj në Elbasan.

Kalaja e Elbasanit

Porta hyrëse n Kalanë e Elbasanit

Në shekullin e XV, Elbasani u pushtua nga Sulltan Mehmeti II, dhe emri ju ndërrua nga Skampa në Elbasan nga pushtuesit osman, pasi në gjuhën turke ELI-BASAM do të thoshte vura dorë, dhe ky territor ishte një nga trevat e para të pushtuara prej tyre. Me ardhjen e Mehmetit II, Elbasani u kthye në një qendër ushtarake, që përdorej nga osmanët për të sulmuar Krujën.

Pas një disfate të pësuar në Krujë, Sulltan Mehmeti II vendosi të rindërtojë mbi kalanë e vjetër romake të qytetit, në hyrje të të cilës gjendet ende pllakati me mbishkrimin në turqisht: “Vura dorë, unë sulltan bir sulltani, sulltan triumfues, Mehmet, mbret i mbretërish.”  Kjo kala është një pikë e rëndësishme që tregon për historinë e një prej pushtuesve që ndejën më gjatë në territoret shqiptare, pikërisht 500 vite, ndaj ja vlen të vizitohet nga vendas dhe të huaj për të kuptuar më tej rreth historisë së popullit tonë dhe mundimet e tentativat e shumta për pavarësi.

Ditët e sotme kalaja e Elbasanit mbetet ndër të vetmet që është ende e banuar dhe brenda saj mund të gjeni shtëpi historike, xhami, kisha si edhe banjat e vjetra turke, të njohura si hamame.

Kulla e Sahatit

Kulla e Sahatit, Elbasan. © ‘Udhëtarët”

Në muret e Kalasë së Elbasanit, pranë portës jugore është ndërtuar Kulla e Sahatit, e cila ngrihet në rreth 30 metra lartësi, tri kate dhe në vitin 1963 është shpallur monument kulture. Këto lloj strukturash arkitekturore kanë qenë karakteristikë të qyteteve tona, që nga mesi i shekullit 16, sidomos në qendra urbane si Shkodra, Berati, Kruja apo edhe Prishtina dhe Prizreni.

Xhamia mbret

Xhamia Mbret, Elbasan. © Xhamia e Namazgjasë

E ndërtuar në vitin 1492 nga sulltani Bajazit, kjo është një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri, dhe ndodhet në qendër të kalasë së qytetit, pranë portës hyrëse.

Që nga viti 1948, kjo xhami është shpallur monument kulture dhe ajo arriti t’i shpëtoj shkatërrimit në masë të objekteve të kultit që ndodhi gjatë regjimit komunist, që kishte për qëllim të përçonte një frymë ateiste në të gjithë vendin.

Via Egnatia

Ura e Kamarës, Elbasan. Pjesë e rrugës Egnatia.

Via Egnatia ose Rruga Egnatia është një strukturë infrastrukturore e ndërtuar nga Romakët duke filluar nga gjysma e shekullit të 2 para erës sonë, e cila ka shërbyer si një urë komunikimi mes perëndimit dhe lindjes, Evropës dhe Azisë, nga Adriatiku deri në Egjeun verior.

Kjo rrugë historike e përmendur nga vetë Straboni, ja vlen të përshkohet gjatë vizitës suaj në Elbasan, për të përjetuar kthimin mbrapsht në kohë që të lë të kuptosh rëndësinë e këtyre territoreve, të lidhura nga kjo rrugë që përshkonte shtetet e sotme të: Shqipërisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Turqisë Evropiane.

Hamami në Kala

Hamami në Kalanë e Elbasanit. © Discover Elbasan

Hamami në brendësi  të kështjellës i njohur edhe si Hamami i Grave, daton që në shekullin e 16. Struktura arkitekturore përfshin tre dhoma kryesore, dhomën e zhveshjes, dhomën e izoluar dhe dhomën e larjes. Gjatë shekullit të 20, Hamami i Kalasë përdorej si magazinë ndërsa sot ai është kthyer në një pikë atraktive që tregon për historinë dhe jetën urbane të qytetit gjatë epokës së mesjetës.

Hamamet, të njohura edhe si banja turke, tregojnë për urtësinë ndër shekullore që sjell bashkë elementë jo vetëm relaksues por edhe mjaft kurativë jo vetëm për lëkurën por edhe për shëndetin e njeriut në tërësi. Edhe nga ana arkitekturore ky monument ja vlen të shihet ndaj mos ngurroni ta vizitoni atë gjatë qëndrimit tuaj në Elbasan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arti i qilimave dhe sexhadeve nga duart e grave kuksiane, trashëgimia që jeton

Inside Albania i Euronews Albania, me gazetaren Alice Taylor, këtë herë udhëtoi drejt Kukësit për të vizituar një ndërmarrje sociale, ku disa gra të qytetit...
17:22 | 15/02/2025

Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve

Një tjetër atraksion turistik po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj. Liqeni i Lepurit, i ndodhur shumë pranë Tiranës, është një tjetër...
22:26 | 09/02/2025

Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipërinë e Jugut një liqenen termal nëntokësor ndërsa sipas tyre cilësohet si më i madhi në botë dhe...
10:54 | 07/02/2025