Muçollari lexon mes rreshtave rezolutën e PE: Ka një qëndrim politik për protestën

17 Qershor 2026 | 22:32

Parlamenti Europian miratoi të mërkurën rezolutën për Shqipërinë. Në lidhje për këtë çështje dhe jovetëm, anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, u shpreh se rezoluta përmban, sipas tij, edhe mesazhe politike përtej aspektit teknik dhe institucional.

Sipas Muçollarit, përtej qëndrimeve teknike që lidhen me rregullat dhe Kapitullin 27, Parlamenti Europian ka përcjellë mesazhe të qarta politike duke legjitimuar tubimet qytetare.

“Kjo histori, amendamentet janë të shumta, një kalon dhe gjithmonë ka disa propozime. Kjo është lojë e marketingut në mënyrë që qeveria me ato xhonglerët e tij, me të parin Ramën, për të luajtur me opinionin publik, Shiko se ishte kështu, po do ndodhte kështu.

Po të vini re me kujdes, ke një qëndrim që lidhet edhe si qëndrim teknik i rregullave dhe me Kapitullin 27, që e shpjegon Parlamenti Europian. Por mes rreshtave ke qëndrimin politik, ke mesazhet politike të Parlamentit Europian: Ndjek nga afër protestat masive paqësor, që do të thotë legjitimon protestën dhe kërkesat e tyre, që në thelb kërkesat e protestave paqësore është dorëheqja e kryeministrit, në nëntekst ke një qëndrim politik të qartë në lidhje me protestën.

Ke pastaj dhe të tjerë elementë që lidhen pikërisht me mbrojtjen e natyrës, lidhen me ligjet të cilët Rama i ka kaluar, lidhen me projektet, lidhen me betonizimin. Dhe në fund fare, i gjithë ky absurd i madh që po ndodh me betonizimin e Shqipërisë, duke filluar nga kryeqyteti dhe duke u shpërndarë në bregdet, lidhet me pastrimin e parave të narkotrafikut dhe të korrupsionit. Kështu që Parlamenti Europian patjetër që, dhe vetë Bashkimi Europian, nuk hyn në institucionet apo në politikën të cilët ka një ndërhyrje të drejtpërdrejtë domethënë të vendosur, siç për shembull është politika e jashtme e SHBA-së”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka folur edhe për largimin e ish-deputetes së...
22:14 | 17/06/2026

Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka komentuar protestën qytetare e cila sot hyri...
21:52 | 17/06/2026

Ardhje surprizë në studion e Erlës, Robert Aliaj vjen bashkë me të bijën, Galan! Mesazhi i vajzës së artistit

Një episod ndryshe ka ndodhur këtë të martë në “Now” me moderatore Erla Mëhillin në Euronews Albania. Në panel ka qenë i ftuar artisti Robert...
22:10 | 16/06/2026