Amendamenti i PE për moratorium ndërtimesh në zonat e mbrojtura, Balla: Për të hyrë në BE ne do bëjmë gjithçka
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit se amendamenti i PE për zonat e mbrojtura nuk “është as më shumë dhe as më pak” se ajo që kryeministri Edi Rama ka thënë se, nuk ka ndërtim pa studim të mirëfilltë në mjedis.
Balla u shpreh se pa mbaruar procesi i vlerësimit në mjedis, nuk do ketë pajisje me leje.
“Investimet e huaja janë motori i zhvillimit ekonomik në çdo vend. Amendamenti i 17 është në zbatim e sipër, sepse e ka thënë kryeministri Rama, që ka deklaruar se do bëhet një analizë e ambientit, që gjithçka të bëhet sipas standardeve të BE-së. Nuk ka park kombëtar Vjosë-Nartë në Shqipëri. Garantohet që në zonën e 5-të të mund të ketë ndërtime turistike. Si rasti i Zvërnecit, mund të ndërtohet në çdo vend të Europës. Pa mbaruar procesi i vlerësimit në mjedis, nuk do ketë pajisje me leje”, tha Balla.
Para se të miratohej ky amendament ka qenë Rama që ka thënë nuk do ketë ndërtim aty para se të bëhet një studim në mjedis. Por sot jemi në një fushatë ku e vërteta është e vështirë të lexohet….Rezoluta e PE e thotë qartë, kapitulli nuk mbyllet pa këtë amendament, ndaj të presim. Për të hyrë në BE ne do bëjmë gjithçka; nëse BE thotë bëni kujdes te kjo, do bashkohemi dhe do e bëjmë, kështu punohet”, tha Balla.
Deputetët e PD bllokojnë foltoren, kalohet në votim rendi i ditës pa diskutim. Ndërpritet seanca për 5 minuta
Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
- 15:26 Parlamenti irlandez voton për heqjen e pritjes tre-ditore për abort
- 15:20 “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
- 15:19 Pezeshkian: Marrëveshja me SHBA, një mesazh nga një Iran i fortë
- 15:16 I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
- 15:15 Deputetët e PD bllokojnë foltoren, kalohet në votim rendi i ditës pa diskutim. Ndërpritet seanca për 5 minuta
- 14:56 Raporti, vajzat e reja më të ekspozuara se djemtë ndaj gjuhës së urrejtjes