Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe paradës shqiptare që do të zhvillohet të shtunën.
Ai theksoi se parada shqiptare, e kthyer tashmë në traditë është organizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare” (Albanian Roots) dhe Marko Kepi. Ajo pritet të nisë të shtunën në orën 10:00 nga Central Park.
Sipas tij është bërë një punë e madhe për të bërë bashkë rreth 103 shoqata shqiptare. Ai shtoi se gjatë paradës do të marshojnë gjithsej 33 grupe të ndryshme. Samarxhiu ndër të tjera shtoi se e veçanta e këtij viti do të jetë komuniteti gjeorgjan.
Gazetari i Euronews Albania u shpreh se ata do të parakalojnë duke mbajtur një pankartë me figurën e Skënderbeut, në nder të aktorit gjeorgjan Akaki Khorava, i cili ka luajtur rolin kryesor në filmin e famshëm të Skënderbeut.
“Po bëhet një atmosferë shumë e bukur. Unë kam qenë me organizatorët që në momentin e parë të ardhjes këtu në New York. Kam parë stresin që ata kanë, sepse pa dyshim është një sipërmarrje shumë e madhe të bësh bashkë 103 shoqata shqiptare.
Është shumë e vështirë t’i bësh bashkë shqiptarët, por “Rrënjët Shqiptare” me Marko Kepin kanë arritur t’i bëjnë bashkë shqiptarët. Në orën 10:00 do të nisin te Central Park, do të nisë parada. Do të jetë një paradë që do të nisë në orën 10:00, do të marshojnë 33 grupe. Pra, do të jenë 33 grupe të cilët do të marshojnë dhe do të ecin nëpër rrugët e New York-ut.
Që nga forcat e US Marines, do të jetë policia e New York-ut që do të ecë me biçikleta, me kuaj. Do të jetë banda e New York-ut. Do të ketë pastaj edhe New York Police Department, pra që janë dhe shqiptarët pjesë e departamentit të policisë së New York-ut. Do të kemi pastaj grupet që do të performojnë, do të marshojnë.
Do të kemi edhe shoqata të huaja. Të paktën kam mësuar që do të jetë dhe komuniteti gjeorgjan në këtë paradë dhe ata do të mbajnë një pankartë me figurën e Skënderbeut.
Sepse, për të gjithë ata që nuk e dinë, Akaki Khorava, aktori që ka luajtur Skënderbeun në filmin “Skënderbeu”, është gjeorgjan. Dhe në nder të kësaj gjëje, komuniteti gjeorgjan këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përshëndesë paradën shqiptare me figurën e Skënderbeut, aktorit që ka luajtur Skënderbeun. Pas përfundimit të paradës, do të organizohet një “after party” në një nga zonat e njohura të Nju Jorkut, me muzikë, kulturë dhe elemente të traditës shqiptare, ku të pranishmit do të kenë mundësi të shijojnë ushqime dhe pije tradicionale shqiptare”, tha ai ndër të tjera.
Sindikata e Universiteteve të Shqipërisë: Mbështesim protestat dhe mobilizimin qytetar, qeveria të dëgjojë kërkesat e tyre
“Nga 2.2 në 13.7 milionë pasagjerë”, Rama: Rinasi drejt një epoke të re dixhitale
Dita e 19 e protestës qytetare, policia merr në hetim 27 persona
- 17:02 Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE, One Albania prezanton investimet dhe planet e reja
- 17:00 Sindikata e Universiteteve të Shqipërisë: Mbështesim protestat dhe mobilizimin qytetar, qeveria të dëgjojë kërkesat e tyre
- 16:58 “Nga 2.2 në 13.7 milionë pasagjerë”, Rama: Rinasi drejt një epoke të re dixhitale
- 16:40 Familjet në ndihmë ekonomike përfitojnë ujë falas deri në 5 m³ në muaj
- 16:04 SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11 të tjerë, dërgohet dosja për gjykim
- 15:56 “Kërkesat e protestuesve”, Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën në Kuvend