SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11 të tjerë, dërgohet dosja për gjykim

19 Qershor 2026 | 16:04

SPAK njoftoi këtë të premte se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 12 persona, mes tyre edhe kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, lidhur me shkelje të konstatuara në procedura prokurimi publik të zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Bashkia Kolonjë.

Sipas SPAK, Isai akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryera në bashkëpunim.

Përveç kryebashkiakut të Kolonjës, në listën e të pandehurve përfshihen ish-zyrtarë të lartë të ARRSH-së, punonjës të Bashkisë Kolonjë dhe administratorja e një kompanie private.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se janë konstatuar shkelje në disa procedura prokurimi, ndër të cilat edhe tenderi për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, me fond limit rreth 2.88 miliardë lekë. Sipas organit të akuzës, fondi limit i kësaj procedure është fryrë me rreth 590 milionë lekë, duke i shkaktuar shtetit dëm ekonomik në këtë vlerë.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu dyshime për falsifikim dokumentesh, përfshirë procesverbalin e dorëzimit të një projekti që, sipas SPAK, rezulton të mos ketë ekzistuar. Prokuroria thotë se dokumentacioni i përdorur për procedurat e prokurimit është hartuar dhe paraqitur në kundërshtim me ligjin.

Në një tjetër procedurë, atë për mbikëqyrjen e punimeve të ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave përreth, SPAK pretendon se punonjës të Bashkisë Kolonjë, në bashkëpunim me kryebashkiakun Erion Isai, kanë favorizuar shoqërinë fituese “A&E Engineering” sh.p.k. përmes specifikimeve teknike dhe kritereve të tenderit të përcaktuara në mënyrë të padrejtë.

Çështja tashmë i kalon për shqyrtim Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila do të vendosë mbi kërkesën e SPAK për gjykimin e të pandehurve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga 2.2 në 13.7 milionë pasagjerë”, Rama: Rinasi drejt një epoke të re dixhitale

Kryeministri Edi Rama vlerësoi zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” si një nga historitë më të suksesshme të transformimit të infrastrukturës në vend. Gjatë ceremonisë...
16:58 | 19/06/2026

Dita e 19 e protestës qytetare, policia merr në hetim 27 persona

Pas ditës së 19-të të protestës qytetare, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht 27 shtetas, të cilët dyshohet se janë përfshirë në...
15:41 | 19/06/2026

E rëndë në Tale të Lezhës, mbyten në det dy të mitura

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të premte në bregdetin e Tales në Lezhë. Mësohet se dy të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe...
14:52 | 19/06/2026