Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
Gazetari Mentor Kikia ka folur rreth protestës qytetare në Tiranë këtë të premte për Review me Greta Topjana në Euronews Albania. Kikia ka thënë se protesta ka arritur disa objektiva, nga shfuqizimi i ligjit te ngacmimi i nervit të shoqërisë.
“Mendoj që protesta ka marrë trajtën e një lëvizjeje shoqërore dhe është më e madhe se një protestë, është më e madhe se një akt reagimi qytetar. Është e vështirë sepse nuk e dimë në çfarë faze është lëvizja. Po ajo ka shkuar përtej çdo parashikimi. Vetëm nëse ka ndonjë regjisor prapa, po unë besoj se ne nuk e kemi parashikuar. Nëse do përpiqeshe shumë të ftohtë, mund të rendis, e para protesta në aspektin mjedisor ka marrë dy arritje, presionin me amendamentin në Parlamentin Europian për shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura, e dyta një moratorium për të gjitha ndërtimet në zonat e mbrojtura. Në aspektin shoqëror, ka shkundur shoqërinë nga kafenetë dhe e ka nxjerrë në rrugë. Tani në tryezë është dimensioni politik. Tani është politika.” – tha Kikia.
A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…
Kikia: Ka grupe që mund të përplasen, ja çfarë e rrezikon protestën
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…
- 21:51 Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet