Bregu: Qytetarët nuk pranojnë më të injorohen nga pushteti

20 Qershor 2026 | 22:54

Pedagogu Zylyftar Bregu komentoi në Euronews Albania protestat qytetare që po zhvillohen në vend, duke theksuar se emëruesi i përbashkët i pjesëmarrësve është ndjenja e mospërfilljes nga pushteti.

Sipas Bregut, qytetarët që janë bashkuar në protesta janë njerëz që ndihen përçmuar nga institucionet.”Unë mendoj që ata që kanë dalë aty janë njerëz që ndihen të pakonsideruar, të pavlerësuar, të përçmuar nga pushteti. Kjo është, mendoj unë, emëruesi i përbashkët i tyre”, u shpreh ai.

Duke folur për pretendimet se pas protestave mund të ketë grupe apo interesa të ndryshme, Bregu tha se nuk përjashton ekzistencën e rrymave apo ndikimeve të caktuara, por theksoi se kjo nuk zbeh motivimin e qytetarëve që marrin pjesë.

“Pavarësisht atyre qendrave që thonë disa që unë nuk i mohoj, mund të ketë shumë rryma, mund të ketë fraksione, mund të ketë shërbime që do të duan të përfitojnë nga kjo gjë. Por qytetarët që janë mbledhur aty, qytetarët e Tiranës, të rinjtë e Tiranës dhe të rinjtë që vijnë nga diaspora, unë nuk mund ta mendoj që ata zotërinj që kanë lënë punën në vendet e tyre të jenë blerë dhe të jenë shitur për të ardhur në Shqipëri”, tha Bregu.

Sipas pedagogut, protestat shprehin një frymë të re qytetare, veçanërisht te brezat e rinj. “Do të jetë Shqipëria e një qytetari, atij që ju e quani ‘Gjenerata Z’, që nuk e pranon injorimin nga pushteti”, deklaroi Bregu.Ai shtoi se një nga problemet kryesore të tranzicionit shqiptar ka qenë përjashtimi i qytetarëve nga proceset demokratike.

“Ajo që ka ndodhur këto 35 vjet është pikërisht kjo: qytetari është ndjerë i përjashtuar nga demokracia në Shqipëri”, përfundoi pedagogu i komunikimit, Zylyftar Bregu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë

Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan protestës së kësaj të shtune në Tiranë, kanë vendosur që ta kalojnë natën në sheshin para...
21:35 | 20/06/2026

Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të shtunë në qendër të Tiranës në kuadër të protestës së 21-të qytetare, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë...
20:56 | 20/06/2026

Flasin protestuesit nga diaspora: Rama të japë dorëheqjen

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në protestën e kësaj të shtune në Tiranë morën pjesë edhe qytetarë nga diaspora shqiptare, të cilët mbajtën fjalën nga foltorja...
20:03 | 20/06/2026