Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona

21 Qershor 2026 | 16:58

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 9 personave, të cilët sipas autoriteteve kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe pas përfundimit të protestës së zhvilluar mbrëmjen e së shtunës.

Sipas njoftimit zyrtar, pas përfundimit të tubimit rreth orës 22:00, protestuesit kanë qëndruar në hapësirën publike duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe duke prishur qetësinë publike. Policia pretendon se ata kanë zaptuar një pjesë të bulevardit duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera.

Autoritetet bëjnë me dije se, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve për të liruar hapësirën dhe për t’iu bindur dispozitave ligjore, personat e proceduar kanë refuzuar të largohen.

Në kuadër të hetimeve janë proceduar shtetasit me iniciale Sh. G., 32 vjeç, A. G., 56 vjeç, A. B., 25 vjeç, V. K., 28 vjeç, G. K., 30 vjeçe, A. K., 43 vjeç, E. S., 36 vjeç, A. K., 34 vjeç dhe R. Sh., 22 vjeç.

Policia njofton se puna vijon për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)

Kjo e diel shënon ditën e 22-të të protestës në Tiranë, ndërsa ndryshe nga ditët e tjera, disa prej protestuesve mëngjesi i gjeti aty pasi...
12:55 | 21/06/2026

Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)

Banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome, të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit dhe emigrantë kanë protestuar këtë të diel...
12:53 | 21/06/2026

Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë

Këto janë pamjet e momenteve kur një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë gjatë orarit kur...
12:05 | 21/06/2026