Ben Blushi shpallet “Autori iVitit” në Panairin e Librit nëPrishtinë

21 Qershor 2026 | 19:57

Shkrimtari i njohur Ben Blushi është nderuar me çmimin special si “Autori i Vitit” për romanin e tij “Jam Mysliman”, në Panairin e Librit në Prishtinë.

Juria, e përbërë nga kritikë të njohur, shkrimtarë dhe poetë, vlerësoi Blushin për stilin e tij të rrjedhshëm dhe kurajën letrare për të trajtuar tema të mëdha e të guximshme në veprat e tij.

‘Jam Mysliman’ është një libër kundër ekstremizmit. Ne jetojmë në kohë ekstreme dhe ekstremizmi është i pranishëm në shoqërinë tonë—jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por në të gjithë rajonin dhe botën. Prandaj është e domosdoshme të luftohet ekstremizmi, dhe kjo është edhe arsyeja pse e kam shkruar këtë libër.

Ky vlerësim, në Panairin e Prishtinës, më bën shumë të lumtur dhe tregon se libri ka arritur të përcjellë mesazhin e tij pa paragjykim fetar, por si një vepër kundër ekstremizmit.”

Gazetarja: Blushi theksoi se libri duhet parë vetëm si vepër letrare dhe jo si qëndrim politik apo personal.

“Panairi i Prishtinës është shumë i rëndësishëm, sepse është një mundësi komunikimi me autorë dhe me librat e rinj. Mbi të gjitha, libri është themeli i botës moderne në të cilën jetojmë sot.- shprehet Ben Blushi.

Asgjë nuk e zëvendëson librinas Instagrami, as Facebook-u, asnjë lloj informacioni tjetër. Njeriu mund të marrë përshtypje të shpejta nga telefoni, por libri mbetet përvoja më e thellë dhe më e plotë.

Shpresoj që këto panaire të ndihmojnë në afrimin e brezit të ri me librin.”- shprehet Ben Blushi.


Romani “Jam Mysliman” ka qenë ndër botimet më të diskutuara të muajve të fundit në Shqipëri dhe më gjerë, duke nxitur debate dhe reflektime mbi identitetin, fenë dhe historinë.

Me këtë vlerësim, Ben Blushi konfirmon edhe një herë vendin e tij mes autorëve më të spikatur të letërsisë shqipe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studentët e ‘Eqrem Çabej’ ngrenë zërin kundër dhunës në familje përmes teatrit

Studentët e Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër sensibilizuan publikun për fenomenin e dhunës në familje përmes shfaqjes teatrore “Kur mungon fjala”, të vendosur në skenën...
18:45 | 20/06/2026

Komedia me nota dramatike shfaqet në Elbasan, “Për një fjalë goje” sjell humor dhe reflektim

Komedia me nota dramatike “Për një fjalë goje”, me regji të Altin Bashës, u ngjit në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan, duke sjellë për...
17:19 | 20/06/2026

“Feja nën regjimin komunist”, libri i Aleksandër Suliotit sjell një kapitull të historisë shqiptare nën diktaturë

“Feja nën regjimin komunist” është libri më i ri i Aleksandër Ikonomidhi Sulioti, i cili lindi si një nismë për të trajtuar një temë pak...
19:21 | 19/06/2026