Shkelën rregulloren, 29 nxënës humbin provimet e Maturës Shtetërore
Rreth 29 maturantë janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore për shkelje të rregullores gjatë tre provimeve të zhvilluara deri më tani.
Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, rastet lidhen kryesisht me përdorimin ose mbajtjen e telefonave celularë dhe mjeteve të tjera të ndaluara në ambientet e testimit, çka ka sjellë anulimin e menjëhershëm të provimit për këta nxënës.
Bilanci u bë publik një ditë përpara zhvillimit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij me zgjedhje. Ministrja e Arsimit u bëri thirrje maturantëve të respektojnë rregullat dhe të mos rrezikojnë rezultatin e një viti të tërë për shkak të shkeljeve të rregullores.
Ajo theksoi se procesi do të monitorohet me kujdes dhe se çdo tentativë për kopjim apo përdorim të pajisjeve elektronike do të ndëshkohet me përjashtim.
Provimi i fundit zhvillohet këtë të martë në të gjithë vendin dhe mbyll ciklin e katër testeve të Maturës Shtetërore 2026.
Ministria e Arsimit ka kërkuar nga maturantët të paraqiten në kohë në qendrat e testimit, të kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe të respektojnë të gjitha rregullat e përcaktuara për zhvillimin e provimit, në mënyrë që procesi të përfundojë pa incidente.
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama sulmon Dritan Goxhajn
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë