“Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave

22 Qershor 2026 | 22:06

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Dritan Goxhaj lexoi 5 kërkesat kryesore të grupit organizator të protestës, ku kërkesa kryesore dhe e panegociueshme ishte dorëheqja e kryeministrit.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Rama e lidh Goxhajn me Iranin ndërsa përsërit atë që ka thënë më herët se të vetmit të fituar nga kjo protestë janë qeveria dhe Partia Socialiste.

“Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿

Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkroi Rama në Facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketoi ish-luftëtarin e UÇK-së,...
21:51 | 22/06/2026

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka diskutuar në Now lidhur me deputeten Marjana Koçeku dhe largimin e saj nga PS, duke theksuar se...
21:46 | 22/06/2026

Organizatorët publikuan 5 kërkesat, Klosi: Nuk kemi më një protestë qytetare, por një protestë politike

Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi tha në emisionin Now në Euronews Albania se dita e sotme, ku  organizatorët  e protestës paraqitën 5 kërkesat kryesore,...
21:20 | 22/06/2026