Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për ndikimin që mund të kenë në shëndetin e qytetarëve. Më të ekspozuar ndaj rreziqeve mbeten të moshuarit, fëmijët dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike.
Përballë kësaj situate, Ministria e Shëndetësisë ka apeluar për vigjilencë dhe respektim të masave mbrojtëse, duke përcjellë rekomandimet e specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik.
Ekspertët theksojnë rëndësinë e konsumimit të rregullt të lëngjeve, shmangien e qëndrimit në diell gjatë pikut të temperaturave dhe preferimin e ambienteve të freskëta e të ajrosura.
Po ashtu, qytetarët këshillohen të veshin rroba të lehta dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse shfaqin shenja si marramendje, lodhje e theksuar apo vështirësi në frymëmarrje.
Sipas autoriteteve shëndetësore, temperaturat e larta pritet të vijojnë edhe në ditët e ardhshme, ndaj kujdesi dhe respektimi i këshillave mbetet thelbësor për të shmangur problemet shëndetësore të lidhura me vapën.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 12:48 Ministri Saar: Hezbollahu ka lëshuar mbi 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi
- 12:43 Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 12:42 Rama shpërndan postin e përfaqësuesit të AAK-së: Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.
- 12:35 Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme
- 12:16 Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës