Rama: Shqipëria po zhvillon modelin e parë të AI për prokurimet publike, testimi synohet në 2027

3 Korrik 2026 | 10:50

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria po punon për zhvillimin e modelit të parë të inteligjencës artificiale për prokurimet publike, një projekt që, sipas tij, synon të rrisë transparencën dhe efikasitetin në administrimin e fondeve publike.

Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin në kuadër të Javës së Administratës Publike, Rama tha se projekti po zhvillohet në bashkëpunim me disa prej kompanive dhe aktorëve më të mëdhenj të industrisë së teknologjisë.

Sipas kryeministrit, modeli ndodhet ende në fazën e zhvillimit. Nëse projekti rezulton i suksesshëm, ai pritet të testohet në mesin e vitit 2027 dhe të hyjë plotësisht në funksion gjatë vitit 2028.

“Kur të jetë efektiv, do ta heqë gjithë problematikën e tenderëve dhe kontratave për fondet publike. Do ta bëjë zero”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te procesi i digjitalizimit të administratës publike, duke njoftuar se ka përfunduar digjitalizimi i plotë i dokumentacionit të Kadastrës.

Sipas tij, procesi është realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe në përputhje me afatet e përcaktuara në Planin e Ri të Rritjes.

Rama theksoi se faza e ardhshme do të jetë ndërtimi i sistemit që do ta kthejë Kadastrën në një shërbim plotësisht online, duke synuar lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe bizneset.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi këtë të premte gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve se Kongresi Amerikan po kërkon një hetim ndaj fenomenit...
12:33 | 03/07/2026

Braho: Metodat janë sofistikuar, krimi i organizuar gjithnjë e më kompleks

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se krimi i organizuar po bëhet gjithnjë e më kompleks për shkak të sofistikimit të metodave të veprimit, përhapjes...
11:57 | 03/07/2026

Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner kyç në luftën kundër krimit....
11:41 | 03/07/2026