Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit

8 Korrik 2026 | 13:15

Një mrekulli ka ndodhur në Venezuelën e shkatërruar nga tërmetet e forta që goditën vendin në 24 Qershor. Një nënë dhe tre fëmijët e saj janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat pas 11 ditësh.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në Zonën e La Guaria, ndër më të goditurat nga lëkundjet Sizmike të 24 Qershorit. Familja ndodhej nën rrënojat e një ndërtese banimi, ku kishte mbetur e izoluar që nga momenti i shembjes.

Sipas autoriteteve, nëna arriti t’i mbante në jetë tre fëmijët e saj në jetë  duke i ushqyer me gji gjatë gjithë kohës që qëndruan të bllokuar. Pas kërkimeve intensive, ekipet e emergjencës arritën t’i lokalizonin dhe t’i nxirrnin të gjallë nga rrënojat.

 Ndërkohë, pasojat e tërmeteve vazhdojnë të jenë të rënda. Bilanci zyrtar flet për 3,685 persona që kanë humbur jetën dhe 16,740 të plagosur, ndërsa mijëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Katastrofa ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar ose dëmtuar rreth 60 mijë ndërtesa dhe duke lënë pa banesë mijëra familje.

Autoritetet dhe ekspertët paralajmërojnë se, përveç pasojave të tërmeteve, ekziston edhe rreziku i përhapjes së sëmundjeve infektive për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe kushteve të vështira higjieno-sanitare në zonat e prekura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani

Një gjykatë në Berlin ka dënuar me burgim të përjetshëm një mjek gjerman të kujdesit paliativ, pasi e shpalli fajtor për vrasjen e 15 pacientëve...
15:20 | 08/07/2026

Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s kanë miratuar Deklaratën përfundimtare të Samitit të Ankarasë, ku riafirmojnë angazhimin për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit...
15:08 | 08/07/2026

Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan këtë të martë Deklaratën e Samitit të Ankarasë, ku riafirmuan angazhimin për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të...
15:02 | 08/07/2026