Vengu: KQZ të forcojë transparencën dhe kontrollin mbi financimin e partive politike
Deputeti Pirro Vengu prezantoi në Kuvend rekomandimet për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), gjatë seancës plenare të dedikuar shqyrtimit të veprimtarisë së institucioneve kushtetuese dhe të pavarura për vitin 2025.
Në fjalën e tij, Vengu theksoi se forcimi i besimit të qytetarëve te proceset zgjedhore kërkon përmirësimin e punës së KQZ-së dhe rritjen e transparencës në administrimin e zgjedhjeve.
Sipas tij, Kuvendi rekomandon që KQZ të rrisë bashkëpunimin me strukturat përgjegjëse të Kuvendit, të përfshijë teknologjinë e informacionit si prioritet në Planin Strategjik 2026–2031, si dhe të forcojë transparencën dhe kontrollin efektiv të financimit të fushatave zgjedhore përmes përditësimit të sistemit elektronik financiar.
Vengu gjithashtu kërkoi që KQZ të hartojë dhe t’i paraqesë Kuvendit një raport të posaçëm mbi auditimin e financave të partive politike dhe fushatave zgjedhore, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor.
Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare
PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 12:55 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit
- 12:22 Cole: Messin do ta vëmë në gjumë, Anglia shkon në finale