Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit

13 Korrik 2026 | 11:46

Policia e Vlorës ka bërë bilancin e punës për muajin qershor 2026, duke njoftuar se janë evidentuar 254 vepra penale, nga të cilat 240 janë zbardhur, me një nivel zbulueshmërie prej 94.5%.

Sipas të dhënave zyrtare të bëra me dije nga drejtori i policisë Vlorë Edvin Ndreu, janë identifikuar 280 autorë të dyshuar, ndërsa 65 persona janë arrestuar ose ndaluar, 206 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë muajit u zhvilluan disa operacione policore kundër grupeve kriminale, trafikut të drogës dhe autorëve të vjedhjeve, duke çuar në arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, përfshirë edhe të kërkuar ndërkombëtarisht.

Policia sekuestroi 6 armë zjarri, 4 armë të ftohta, 138 fishekë dhe mbi 700 doza lëndësh narkotike, si kokainë, MDMA, ketaminë, cannabis, ekstazi dhe “Tusi”. Gjithashtu u sekuestruan pesë pasuri me vlerë të konsiderueshme.

Në fushën e sigurisë rrugore u evidentuan 65 shkelje penale, ndërsa gjatë muajit u regjistruan 18 aksidente rrugore me pasojë humbjen e jetës së tre personave. Policia vendosi mbi 15 mijë masa administrative dhe arrestoi 14 drejtues mjetesh për shkelje të rënda.

Ndërkohë, Policia Kufitare raportoi rritje të ndjeshme të fluksit turistik. Gjatë qershorit u përpunuan mbi 202 mijë shtetas dhe 40 mijë automjete në pikat kufitare të qarkut, ndërsa u kontrolluan 1 555 mjete lundruese. Si rezultat i kontrolleve, u bllokuan 66 mjete lundruese dhe u vendosën 68 masa administrative për shkelje të sigurisë detare.

Autoritetet theksuan se masat e sigurisë do të intensifikohen gjatë sezonit turistik, me shtim të forcave policore dhe monitorim të vazhdueshëm në rrugë, kufi dhe vijën bregdetare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit

Pas dy ditë kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat,...
12:39 | 13/07/2026

Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka shkëmbyer disa replika në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. “I them që Taulant,...
11:58 | 13/07/2026