BE kërkon rregulla më të forta për fëmijët në mediat sociale
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për masa më të forta për mbrojtjen e fëmijëve në internet, duke theksuar se provat e paraqitura nga Paneli Special për Sigurinë e Fëmijëve në Internet duhet të shërbejnë si bazë për politikat e ardhshme të Bashkimit Evropian.
Von der Leyen tha se po forcohet mbështetja për vendosjen e një moshe minimale për qasjen në mediat sociale, duke propozuar një qasje të diferencuar sipas grupmoshave. Sipas saj, fëmijët nën moshën 13 vjeç duhet të kenë akses në platformat sociale vetëm nën mbikëqyrjen e të rriturve dhe për periudha të kufizuara.
“Mediat sociale nuk janë lodër”, deklaroi ajo, duke paralajmëruar se lejimi i kompanive të mëdha të teknologjisë për të pasur qasje të pakufizuar te fëmijët mund të çojë në më shumë probleme të shëndetit mendor, varësi dhe pasoja të tjera psikologjike.
Sipas të dhënave të paraqitura, të rinjtë kalojnë mesatarisht katër deri në gjashtë orë në ditë para ekraneve, ndërsa afro 60% e fëmijëve kanë përjetuar probleme emocionale ose psikosociale gjatë përdorimit të internetit.
Francë, zjarri shkatërron 800 hektarë pyll pranë Fontainebleau pranë Parisit, mbi 1000 banorë në rrezik (VIDEO)
Kryq nazist dhe kokë derri në memorialin e viktimave në Mostar, anulohet përkujtimit i 34-vjetorit të Brigadës së Parë (FOTO)
Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 12:55 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit