Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me automjet 4 armë zjarri (pistoleta).
Efektivët e Policisë e bllokuan automjetin brenda tunelit të Skërficës ndërsa gjatë kontrollit, në dyshemenë e mjetit u gjetën të fshehura katër pistoleta, të cilat dyshohet se janë trafikuar në Shqipëri në pjesë dhe më pas janë montuar, me qëllim shitjen te një grup kriminal në Sarandë.
Policia sekuestroi katër armët e zjarrit, si dhe automjetin që drejtonte 31-vjeçari.
Nga hetimet paraprake dyshohet se armët janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar në Shqipëri për t’iu shitur një grupi kriminal që vepron në Sarandë.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)