“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në vend po ngrihet në një nivel tjetër falë teknologjisë së re të monitorimit në kohë reale.
Rama theksoi se sistemi i ri mundëson identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve në kohë reale, duke sinjalizuar menjëherë qendrën e monitorimit. Ai shtoi gjithashtu se projekti do të shtrihet gradualisht në të gjithë territorin e vendit.
“Të gjithë prindërit që kanë fëmijët në shkolla duhet të ndihen mirë. Çdo gjë kërkon kohën e vet. Nuk ka projekt që nuk has pengesa, por sot jemi në një moment kur projekti merr jetë dhe nuk do të ndalemi me shtrirjen e tij në të gjithë territorin.
Përpjekjet e shtetit për të ngritur në një nivel tjetër menaxhimin e sigurisë publike janë të vazhdueshme.
Projekti është ndërtuar në mënyrë që sistemi të informojë në kohë reale për rrezikun, jo vetëm të ruajë informacionin pasi ngjarja ka ndodhur. Nëse një thikë del nga xhepi në cilindo vend, jo vetëm në shkolla, sistemi jep menjëherë informacion në qendrën e monitorimit.
Nëse një person fshihet gjatë procesit të kërkimit, sistemi e bën të mundur që policia të dijë se nga drejtohet. Nuk mund të ndodhë më ndryshe, sepse sistemi e identifikon makinën përpara se ajo të ndalet dhe informon se ku ndodhet.
Po kështu, historia e dhimbshme e ndalimit të automjeteve në rrugë për kontrolle dhe më pas përplasjet mes policisë dhe drejtuesve të automjeteve nuk do të ndodhë më, sepse sistemi informon qendrën sapo një makinë që nuk ka paguar detyrimet del nga parkimi dhe futet në rrugë, duke sinjalizuar se automjeti ndodhet në qarkullim.
Tani po punohet edhe me një element tjetër, kamerat e trupit, të cilat do të bëjnë që raporti etik mes punonjësit të policisë dhe qytetarit të adresohet në mënyrë sistematike. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhin më incidente, por niveli i parandalimit do të rritet në mënyrë eksponenciale dhe rreziqet do të ulen”, u shpreh Rama.
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)