Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes

28 Korrik 2026 | 10:59

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, ku në cilësinë e viktimës është paraqitur për të dëshmuar Xhuliano Xhaferraj, vëllai i të ndjerit Fridman Xhaferraj.

Gjatë deklaratës së tij, ai deklaroi se kur kishte ndodhur ngjarja e rëndë vuante dënimin në burg dhe se për vrasjen e vëllait kishte mësuar vetëm pas lirimit, kur u mor në pyetje nga policia. Ai tha se i vëllai i kishte thënë se do të ikte në Itali, ndërsa trupi i tij u gjet më pas pa jetë në Drenovë.

Lidhur me dyshimet mbi autorët, Xhaferraj u shpreh se nuk ka dijeni se kush qëndron pas krimit, ndërsa tregoi një takim me babain e Laert Haxhiut, Qamilin.

“Kur më kanë vrarë vëllain kam qenë në burg. Kur jam liruar kishte 3 ditë i vdekur, e kishin identifikuar viktimën por s’ishin të sigurt. Më morën në pyetje e verifikuan që isha në burg, pas disa orësh mësova se ishte vëllai. U lirova me urdhër lirimi, e kisha mbaruar dënimin. Vajta te shpia, pash policët atje duke bërë kontroll, më shoqëruan në komisariat. Shkova te shpia e vjehrrës, se kisha nusen me fëmijën atje.

Prindërit nuk i kam. Fridmani kishte ikur, më thoshte jashtë shtetit, sdija gjë fare, policia më tha është gjetur në Drenovë. 20 ditë më parë kishim folur në telefon, më tha do iki në Itali, nuk para flisnim, nuk tregonim.  Vëllai tjetër ishte në Greqi në atë kohë, e kishin ndihmuar çunat, kishin qenë me Lulzim Spahiun në Elbasan, Luli, Kristi Bixheku, e kishin marrë. Pas dy ditësh e kishte lënë me Lulin, Kristin për të ikur Fridmani në Greqi, Aleksandri kthehet në Lushnje.

Nuk e di kush e vrau Fridmanin, i ati i Laertit Qamili thotë nuk ka dorë çuni im, nuk ka asnjë lidhje. Kemi tokat afër, ma ka thënë rreth 1 muaj pas ngjarjes jemi takuar në rrugë. Po shkëmbeheshim dhe më foli. Më tha s’ka dorë djali im. E pyeta ça ka ndodh, për gjërat që përfliteshin. Që ka dhënë urdhër Laerti për ta vrarë, me llafe nuk janë të sigurta. Unë s’kam qenë fare i përfshirë, kur flisja me vëllain më thoshte shif hallet e tua familjen tënde”, ka deklaruar Xhaferraj.

Në vijim të dëshmisë së tij, Xhaferraj ka sqaruar se i vëllai, Fridmani, kishte bërë burg më parë dhe shiste vetë lëndë narkotike, por nuk i kishte kërkuar kurrë ndihmë këtij të fundit.

Sa u përket shkaqeve të vrasjes, ai u shpreh se, nga ato që kishte dëgjuar për armë dhe drogë, ka qenë rasti.

Ai zbuloi gjithashtu se e njeh që nga viti 2012 bashkëpunëtorin e drejtësisë, Artan Tafanin, pasi kanë qenë bashkë në burgun e Rrogozhinës, duke e cilësuar atë si përdorues të lëndëve narkotike. Ai konfirmoi se edhe i vëllai i tij e njihte Tafanin nga i njëjti institucion i ekzekutimit të vendimeve penale

 “S’më ka kërkuar kurrë ndihmë, shiste vetë drogë. Nuk ka pasur probleme, e kanë shoqëruar në polici për kundërshtim. Ka bërë burg, ka qenë herën e fundit në Peqin, disa muaj para vrasjes. Qëndroi 11 ditë në burg. Nuk e kam takuar fare. Nuk e di pse është vrarë, me të dëgjuar për armë dhe për drogë ka qenë muhabeti.

Nuk jam i sigurt. Artan Tafanin e njoh, e kam pas në burg në 2012 në rrogozhinë. Dilnim me nuset e me kalamajt se vinin njëherësh ma vizitonin. Tafani e ka njohur Fridmanin, e ka patur edhe ai në burg në Rrogozhinë

Kam vite që e njoh Laert Haxhiun. Babi im me Qamilin janë rreth krushqie. Njoh të ëmën e Lartit, të atin. Nuk më ka vizituar asnjë familjarë i Laertit në burg. Unë se mendoj fare që e ka bërë Laerti këtë gjë. Ia kam thënë dhe Qamilit. Vëllai ska bërë ndonjëherë llafe me Laertin. Artan Tafani është përdorues droge, konsumonte të kuqe, edhe jashtë. E kam parë edhe vetë, është përdorues i lëndëve narkotike”, ka vijuar më tej dëshmin e tij Xhuliano Xhaferraj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Fast”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni u zhvillua nga Sektori për...
13:25 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026