Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

28 Korrik 2026 | 16:38

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania.

Hoxha ka folur për rastin e Ervin Matës dhe gjyqin e tij, ku së fundmi u la në masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas Hoxhës, drejtësia në Brazil është e shtrenjtë, por jo se nuk mund të korruptohet.

“Në Brazil ka një gjë, dhe drejtësia në Brazil, jo se s’ka drejtësi, po është pak e shtrenjtë. Pra, diçka që nuk e blen me lekë, e blen me shumë lekë. Gjithsesi, ky është një vendim, një test që ka bërë mbrojtja e Matës atje për të provuar edhe sistemin. Sistemi ka rezistuar, nuk i ka pranuar elementet që ata kanë kërkuar. Pra, t’i japë minimalisht një masë më të butë. Ky është synimi i parë dhe më pas ke mundësi të arratisesh dhe të shkosh diku tjetër, sepse ai e di çfarë e pret në Europë. Kështu që autoritetet braziliane sigurisht që i kushtuan vëmendje dhe sigurisht që kjo i krijon probleme”, tha Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026

Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri

Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë prova se përbërja gjenetike e një personi ndikon në mënyrën se si zhvillohet kanceri. Zbulimi ndihmon në shpjegimin...
18:50 | 28/07/2026

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026