Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të kërkojnë trofeun në shtëpinë e tyre.
Në Wembley, skuadra e Southgate do të ketë mbështetjen e mbi 50 mijë tifozëve, të cilët shpresojnë shumë që pas 55 vitesh të fitojnë sërish një trofe.
Ishte viti i largët 1966 kur skuadra e “Tre Luanëve” fitoi Kupën e Botës, trofeu i parë dhe i vetëm për ta.
“I’ts coming home” është kthyer në muzikën më të përdorur në ishull, ku shpresohet se për herë të parë trofeu kontinental do të zbarkojë në vendin ku u krijua futbolli.
Rrugëtim i Anglisë ka qenë jo i lehtë, megjithatë mbrojtja është pika më e fortë e “Tre Luanëve”, të cilët kanë bërë një edicion të shkëlqyer teksa kanë mbyllur 5 nga 6 ndeshjet e zhvilluara deri më tani pa pësuar gol.
Një herë fituesit e Kupës së Botës kanë pësuar vetëm në gjysmëfinalen ndaj Danimarkës, duke u ndëshkuar nga Damsgaard, i cili shënoi golin e parë këtë edicion direkt nga një goditje dënimi, ndërsa ende asnjë ekip këtë sezon nuk u ka shënuar nga një aksion.
Harry Kane dhe Raheem Sterling janë dy shënuesit më të mirë te anglezët e do synojnë që edhe ndaj Italisë të marrin skuadrën për dore, për ti dhënë britanikëve suksesin. Të dy së bashku kanë shënuar 7 gola, ndërsa Anglia si skuadër ka shënuar 10 gola.
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Euro 2020, Italia synon t’i prishë festën Anglisë në finale
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat