Pasojat ekonomike, Rama thirrje bizneseve: Bëni durim, kemi gati planin e sigurisë financiare

17 Mars 2020 | 11:56

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ditën e enjte do të jetë gati plani për garancinë financiare dhe kompensimin e pagave të munguara për çdo biznes në Shqipëri.

Me një shënim në faqen e tij zyrtare “Facebook”, shefi i qeverisë fton qytetarët, por edhe subjektet tregtare që të rrinë të qetë, pasi sipas tij, askush nuk do të mbetet pa stimul dhe pa pagë mujore, si pasojë e mbylljes në shtëpi nga COVID-19.

Sipas kryeministrit, strukturat shtetërore po punojnë për t’i bërë ballë pasojave sociale dhe ekonomike që po sjellë aktualisht përhapja e shpejtë e pandemisë COVID-19 në Shqipëri.

“Ju lutem të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim sepse të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi! Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!Durim ju lutem dhe besim që po punojmë papushim për të  mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë!”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg Erio Zejnon për përfshirjen e tij në atentatin e planifikuar ndaj Ines Hajrulla dhe Ervis Matodashaj. Për shkak...
17:19 | 04/06/2026