Dëmtime nga aksidentet, rriten dëmshpërblimet nga sigurimi i jetës dhe pronës

22 Korrik 2021 | 16:20

Dëmshpërblimi nga aksidentet do të rritet. Një rregullore e re e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, rishikon vlerat për sigurimin e jetës, pronës dhe makinës. Përllogaritjet që propozohen vijnë pas ndryshimeve ligjore që hynë në fuqi nga 1 korriku.

Me koeficientet e rinj, rritet masa e dëmshpërblimit për dëmin pasuror ndaj të miturit, si dhe mbulimi i shpenzimeve funerale që bëhet 300 mijë lekë. Për dëmin biologjik, zgjerohet metodologjia e përllogaritjes, e ndarë sipas grupmoshave dhe shkallës së paaftësisë.

Ndërkohë, dëmi moral dhe ekzistencial llogariten në funksion të shkallës së paaftësisë për punë. Ndryshimet u japin mundësinë të siguruarit për t’iu drejtuar direkt shoqërisë së tij të sigurimit, në rastet kur pëson aksident nga një mjet i pasiguruar, ose i paidentifikuar. Po ashtu, kontratat e sigurimit të detyrueshëm, detyrojnë kompanitë të trajtojnë në kohë të shkurtër të dëmtuarit.

Në varësi të dëmit, propozohen 14 deri në 90 ditë afat për dëmshpërblimin. Për aksidentet me mjete motorike, risi e ligjit është aplikimi i Raportit Europian të Aksidenteve, ku drejtuesve u ofrohet të nënshkruajë një formular që trajtohet me procedurë të përshpejtuar për dëme deri në 30 mijë lekë.

Llogaritjet për dëmin biologjik

Deri në moshën 20 vjeç

100,000 lekë  -110,000 lekë

Prej moshës 21 vjeç deri në 30 vjeç

85,000 lekë – 100,000 lekë

Prej moshës 31 vjeç deri në 50 vjeç

50,000 lekë – 85,000 lekë

Prej moshës 51 vjeç deri në 70 vjeç

40,000 lekë – 65,000 lekë

Mbi moshën 70 vjeç

35,000 lekë – 55,000 lekë

Burimi: AMF

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026