Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja me COVID-19, shkon në 70 numri i të prekurve
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 70. Lajmi i bë publik para mediave nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja, një në Fier dhe 5 të tjerë nga Tirana.
“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19: – 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja) – dhe një 82 vjeçare nga Fieri. Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:
• Tiranë 50 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 7 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetarë”, tha Rakacolli.
Sipas ministrisë, deri sot janë testuar 732 persona të dyshuar, kurse 70 prej tyre janë konfirmuar si të prekur nga COVID-19. Në fjalën e saj, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv ka shkuar në 35 persona, ndërsa tre prej tyre ndodhen në terapi intesive.
“Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete. Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19.
Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127! Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë”, shtoi zonja Rakacolli.
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik