PPE mbështet paraprakisht vendimin e BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut
“Politika e zgjerimit duhet të vazhdojë të promovojë vlerat europiane, stabilitetin dhe zhvillimin përtej kufijve të tanishëm të BE-së. Uroj që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë të përparojnë me shpejtësi me reformat, duke i përafruar kështu ekonomitë me standardet europiane, për të mirën e qytetarëve të tyre dhe të të gjithë rajonit”, tha Michael Gahler, zëdhënësi i Grupit Parlamentar për Çështjet e Jashtme të Partive Popullore Europiane (PPE), para vendimit që të sotëm të vendeve anëtare të BE-së në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai nënvizoi se grupi i PPE-së ka mbështetur një proces zgjerimi të bazuar mbi merita, që të pasqyrojë përparimin e bërë nga çdo vend kandidat.
“Vendet që punojnë më fort dhe i arrijnë më shpejt standardet, duhet të shpërblehen për ato përpjekje. Nëse përparimi rezulton i pamjaftueshëm, negociatat duhet të ndërpriten ose të ndryshojë përkufizimi i synimit përfundimtar, që është hyrja në BE”, këmbëngul ai.
Andrey Kovatchev, eurodeputet dhe zv/kryetar i grupit të PPE, thekson se të dyja vendet i kanë përmbushur kriteret për të nisur negociatat, por vendimi për të ecur përpara me procesin u bllokua për shkak të skepticizmit të disa prej shteteve anëtare.
“Duke hapur negociatat, BE mban përmbush angazhimin e marrë përsipër. Solidariteti është thelbësor, jo vetëm për mbijetesën fizike, por edhe për të garantuar vazhdimësinë e idesë europiane të bashkimit”, tha Kovatchev. “Do të doja të uroja si Shqipërinë, ashtu edhe Maqedoninë e Veriut, për hapat e para drejt integrimit të plotë në BE. Sigurisht, përparimet e ardhshme për bisedime do të varen plotësisht nga reformat e marra nga Shkupi dhe Tirana, dhe nga vullneti i tyre për të kapërcyer pengesat që kanë me procesin e reformave”, përfundon Kovatchev.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.