Arrestohen 13 persona si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme
Trembëdhjetë persona janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme gjatë 3 ditëve të fundit. Arrestimet janë kryer në gjashtë qarqe të vendit, përkatësisht në Durrës, Belsh, Librazhd, Fier, Kukës dhe Vlorë.
Gjatë kësaj të hëne u vunë në pranga dy persona në Fier e Mallakastër. Ndërsa një ditë më parë në Kukës u arrestua në flagrancë një 47-vjeçar, i cili dyshohet t’i ketë vënë flakën malit të Gjallicës.
Gjatë kontrolleve të kryera policia njoftoi se personi në fjalë mbante kallashnikov dhe municione luftarake.
Disa prej zjarrvënësve rezultojnë të jenë përsëritës, pasi janë identifikuar si autorë dhe të zjarreve të rëna më herët gjatë muajit korrik.
Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë ndihmuar flakët të përhapen me shpejtësi në pyje e kullota duke e bërë punën e zjarrfikësve më të vështirë.
Holanda dhe Çekia kanë dërguar helikopterë në Shqipëri për të bërë të mundur shurjen e zjarreve, që kanë rënë në disa qarqe të vendit.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është shprehur se shumica e zjarreve dyshohet të jenë të qëllimshme.
Ai ka apeluar tek qytetarët të jenë më bashkëpunues me strukturat shtetërore për të denoncuar akte të tilla, të cilat vënë në rrezik jo vetëm bimësinë, por edhe jetën e njerëzve.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme