Gjashtë të vdekur në RMV nga COVID-19
12 Gusht 2021 |
15:50
Në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën gjashtë persona të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj thotë se rastet e reja janë gjithnjë në rritje, ndërsa kjo situatë po ndiqet me shqetësim nga bluizat e bardha ashtu edhe nga vetë qytetarët.
Në 24 orët e fundit janë testuar 5390 qytetarë, ndërsa 639 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Shkupi renditet i pari sa i përket numrit të infektimeve me coronavirus, i ndjekur nga Tetova dhe Gostivari. Po ashtu 22 pacientë janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive ka shkuar në 3746.
Që nga fillimi i epidemisë kanë ndërruar jetë 5527 qytetarë, shumica prej tyre me sëmundje të tjera shoqëruese. Shtimin e rasteve të reja mjekët e lidhin me përhapjen e variantit “Delta”.
Lajme të Sugjeruara
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve