110 vjet nga vdekja Petro Nini Luarasit

17 Gusht 2021 | 10:24

Sot shënohen 110 vjet nga vdekja e Petro Nini Luarasit, mësuesit dhe veprimtarit të Rilindjes Kombëtare.

Petro Nini Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit. Më 1887 hapi shkollën e parë shqipe në Ersekë dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve.

Në vitin 1893 ishte mësues dhe drejtor i Mësonjtores Shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit.

Në veprën “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe përfolja e shqiptarit” ai mbrojti të drejtat e popullit shqiptar për kulturë kombëtare, duke e quajtur dijen dhe kulturën “shpirtin e mëmëdheut”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Luarasi mërgoi në Amerikë dhe u bë nismëtar i shoqërive patriotike “Malli i Mëmëdheut” dhe “Pellazgu”. Ishte delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit. Ai bashkëpunoi në organet “Bashkimi i Kombit”, “Drita”, “Kombi” dhe “Iliria”.

Për shkak të veprimtarisë patriotike, arsimore dhe shoqërore, Petro Nini Luarasi u përndoq nga Xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit. Vdiq i helmuar në Ersekë, më 17 gusht 1911.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026