Në Maqedoninë e Veriut pritet të mbërrijnë 650 refugjatë afganë

20 Gusht 2021 | 20:00

Rritet numri i refugjatëve afganë që do të strehojë Maqedonia e Veriut. Nëpërmjet një njoftimi të zyrës së shtypit të qeverisë, mësohet se numri i refugjatë që do të qëndrojnë përkohësisht në Maqedoninë e Veriut shkon në 650 persona.

Personat e fundit që kanë kërkuar të strehohen janë kryesisht gazetarë të shoqëruar me familjet e tyre dhe numri i tyre i  kalon 80 persona.

Maqedonia e Veriut ka krijuar edhe një trupë koordinues për të sistemuar refugjatët që përfshin përkthyes, ndihmë mjekësore, ushqim, higjienë, akomodim.

Profilet e tjera të refugjatëve që do të strehohen në Maqedoninë e Veriut janë studentë, të punësuar në organizata ndërkombëtare, aktivistë për të drejtat e njeriut, familjarë të ndryshëm e të tjerë.

Ndërkohë që ende nuk ka një datë se kur të mbërrijnë refugjatët e parashikuar për t’u strehuar në Maqedoninë e Veriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026