Shtetasit nga Bangladeshi ngatërrojnë vendstrehimin, iu drejtuan Qytetit Studenti
Disa shtetas nga Bangladeshi janë parë të shtunën te Qyteti Studenti ndërsa kërkonin të strehoheshin, konfirmojnë burime për Euronews Albania.
Pranë tyre është gjendur menjëherë policia dhe i ka shoqëruar drejt Zyrës së Emigracionit.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë për Euronews Albania se e gjithë situata ishte si pasojë e një ngatërrese. Sipas tyre shtetasit nga Bangladeshi janë me kontrata të rregullta pune për llogari të një kompanie private, por janë orientuar keq për vendmbërritjen.
Pasi ka shkuar policia, situata është sqaruar dhe shtetasit janë strehuar nga kompania private sipas kontratës së punës.
Ndërkohë Bashkia Tiranë ka bërë përgatitjet për të kthyer 7 godina me 1200 shtretër në Qytetin Studenti në ambiente të përshtatshme për të pritur qytetarët afganë.
Autoritetet lokale në Berat kanë nisur gjithashtu përgatitjet për pritjen e rreth 200 afganëve.
Qëndrimi i tyre në Shqipëri do të jetë i përkohshëm, deri në pajisjen e tyre me vizë amerikane.
Qytetarë të shumtë afganë e të huaj iu drejtuan pikave kufitare për t’u larguar nga vendi, pasi talebanët pushtuan vendin rreth një javë më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill