Maqedonia e Veriut raporton 32 të vdekur nga COVID-19
Maqedonia e Veriut raporton 32 të vdekur dhe 708 infektime të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Shkalla e pozitivitetit është konfirmuar pasi janë kryer mbi 7 mijë testime të dyshuara, ndërkaq rastet aktive po shtohen çdo ditë.
Por pavarësisht kësaj, ka pasur rritje të konsiderueshme të qytetarëve të shëruar. Sipas Institutit të Shëndetit Publik 573 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e tyre në mbi 158 mijë, që nga shpërthimi i pandemisë.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut 6.045 qytetarë kanë ndërruar jetë, kurse shumica e tyre sipas mjekëve kanë vuajtur nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Aktualisht në RMV janë 15.101 raste aktive me coronavirus. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin vaksinën anti-COVID me qëllim që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe shoqërisë në tërësi.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus