Heshtja për çështjen Berisha, Bushati: Basha po luan rolin e strucit, kjo është e pafalshme
Analisti politik Andi Bushati tha në “Shock” se heshtja e Bashës për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA ka shkaktuar çudi të madhe tek njerëzit.
Ai thotë se Basha ka zgjedhur qasjen më të gabuar dhe po luan atë që e cilësoi si “politika e boshit”.
“Ka kohë që njerëzit e presin me çudi mungesën e Bashës për të mbajtur një qëndrim rreth çështjes Berisha. Për mua është qasja më e gabuar. Kush lë një vend bosh zëvendësohet nga personazhe dhe ide të tjera. Basha po luan “politikën e boshit” dhe kjo është gabim.”, tha ai.
Madje për Bushatin kryetari aktual i PD-së po luan” rolin e strucit” dhe kjo është e pafalshme.
“Politika e një lideri mund të ketë qëndrime të qarta. Basha thjesht po fshihet dhe po luan rolin e strucit. Të mbajë çfarëdo qëndrimi të dojë, por nuk ka lider, që ka luksin që të mos ketë qëndrim, kjo është e pafalshme”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme