Ekspertë të huaj për hetimin e zjarrit në spitalin e Tetovës
Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të angazhojë ekspertë të huaj për të hetuar shkaqet e zjarrit që përfshiu spitalin COVID në Tetovë e që shkaktoi të paktën 14 të vdekur dhe 12 të lënduar. Këtë ka bërë të ditur zv.kryeministri i Artan Grubi.
“Sot kemi dërguar kërkesën, ka pasur kontakte mes vendeve, në veçanti me ambasadoren e gjermane, me autoritete e NATO-s dhe SHBA dhe ata mund të vijnë dhe të shqyrtojnë prova që janë marrë në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Ministria e Shëndetësisë hodhi poshtë pretendimet se janë konstatuar probleme gjatë ndërtimit të spitalit që mund të kenë shkaktuar zjarrin e mbrëmshëm. Kjo çështje sipas Grubit është diskutuar edhe në mbledhje qeverie.
“U diskutua në mbledhjen e qeverisë kjo çështje dhe vetë drejtori ka dhënë sqarimet e tij”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët në duhet të mbaj dikush përgjegjësi për zjarrin zv. ministri i shëndetësisë Ilir Hasani tha se kjo do të zbardhet nga hetimi.
“ Nuk është koha e dorëheqjeve. Është koha kur ne duhet të ballafaqohemi me sfidat, organet janë të angazhuara dhe ne pro presim raportet zyrtare të tyre”, tha ai.
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arfi bëri të ditur se mes viktimave dhe të plagosurve nuk ka personel mjekësor. Qeveria në mbledhjen e sotme ka shpallur tre ditë zi kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus