Deputetët e PD kundër Lindita Nikollës si kryeparlamentare

10 Shtator 2021 | 11:58

Burime për Euronews Albania thanë se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos votojë Lindita Nikollën si kryetare të kuvendit.

Kryeministri Rama e njoftoi përzgjedhjen e Nikollës në Asamblenë Kombëtare të PS më 2 shtator duke e arsyetuar vendimin kështu: “si një politikane karriere që është karakterizuar nga dëshira për dialog të edukuar me të tjerët”.

Seanca e sotme u drejtua nga deputetja socialiste Luljeta Bozo, si deputetja më e vjetër në moshë.

Kryeparlamentari i mëparshëm, Gramoz Ruçi, 69 vjeç, u tërhoq nga politika më 12 qershor, si një ndër funksionarët më jetëgjatë në radhët e të majtëve me 30 vite kontribut në parti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026