Banorët e pallatit në ‘Astir’ thonë se ashensori ka pasur probleme të vazhdueshme

12 Shtator 2021 | 12:29

Dy persona janë shoqëruar në polici për ngjarjen e sotme, ku mbetën të plagosura dy gra si pasojë e shkëputjes se ashensorit në një pallat në zonë e “Astirit” në kryeqytet.

Gazetarja e Euronews Albania, Anisa Krraba thotë se të shoqëruarit janë administratori i pallatit dhe përgjegjësi i ashensorit.

Banorët theksojnë se momenti i përplasjes së ashensorit është shoqëruar me zhurmë të madhe.

“Zhurma është dëgjuar dhe nëpër shkallët e tjera”, tha një nga banorët e këtij pallati.

Ndërkohë të tjerë shprehen se ka pasur raste, që kanë mbetur të bllokuar në këtë ashensor.

“Unë kam ngelur dy herë brenda, por e kanë hapur punëtorët”, tha një e moshuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026