A do e furnizojë Kina Rusinë me armë? Biden bisedon me Xi Jinping të premtën
Presidenti Joe Biden do të bisedojë me presidentin kinez Xi Jinping të premten, ku një ndër temat pritet të jetë lufta në Ukrainë.
Njoftimi nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, erdhi disa ditë pasi SHBA tha se Kina është e gatshme për t’i ofruar Rusisë ndihmë ushtarake dhe financiare kundër Ukrainës.
Rusia dhe Kina i kanë mohuar këto pretendime.
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se Kina mund të furnizojë Rusinë me pajisje ushtarake që mund të përdoren nga Presidenti Vladimir Putin kundër Ukrainës, thotë Shtëpia e Bardhë.
Psaki u tha gazetarëve në konferencën e fundit në Uashington se dështimi i Kinës për të denoncuar veprimet e Rusisë “flet shumë”.
Ajo tha se Biden do ta diskutojë këtë temë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në një telefonatë të planifikuar për të premten.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
- 16:27 Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 16:26 Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 16:21 Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 16:20 Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City