A do jetë Bardhi pasuesi i Sali Berishës në krye të PD? Flet Agron Gjekmarkaj
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për zhvillimet e fundit në kampin opozitar.
I pyetur nëse mendon se do të jetë Gazment Bardhi pasues i Sali Berishës, Gjekmarkaj u përgjigj se nuk është etike, të flitet për një lider të ri, ndërkohë që janë bashkuar rreth liderit të vjetër. Ai tha gjithashtu se Bardhi ka treguar rritje të vazhdueshme politike dhe është duke çuar partinë drejt stabilizimit.
“Nuk është etike, kur ne e kemi liderin dhe e kemi në arrest shtëpie. Ky aksion filloi nga grupi që asokohe konsiderohej grupi i Gazment Bardhit, grup i ndërmjetëm. Nuk ishte i lehtë të ndërmerrej e as të udhëhiqej. Zoti Bardhi ka një merit jo të vogël, por meritë kanë edhe të tjerët, si zoti Salianji.
Unë nuk mund të krenohem sepse nuk kam qenë zë i protestës, megjithëse e kam mbështetur mediatikisht, por psikologjikisht unë nuk jam personi që mund ta bëj, në këtë aspekt ndihem pak inferior ndaj kolegëve.
Bardhi po e çon drejt stabilizimit dhe drejt dialogut politik, kjo tregon për një rritje të vazhdueshme. Përderisa zoti Berisha ja beson, ja njeh këtë statur dhe ndryshe ajo që mua më ka bërë përshtypje, ishte se në fushatën e 2021, zoti Basha nuk i rriste kurrë vartësit e tij”,-tha Agron Gjekmarkaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë