“Loja e ndërkombëtarëve për t’ju ndarë nga Berisha”- Milori replika me Gjekmarkajn

13 Mars 2024 | 22:17

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj dhe gazetarja Mirela Milori kanë ndarë qëndrime të ndryshme lidhur me marrëveshjen e arritur mes PS dhe Rithemelimit, për t’i dhënë fund protestave të ligjvënësve opozitarë në Parlament.

Milori tha se ndërkombëtarët për herë të parë kanë ndarë një pjesë të grupimit të Rithemelimit nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ajo gjithashtu pyeti Gjekmarkajn nëse opozita ishte përgatitur për negociatat e ardhshme dhe zgjedhjet e vitit 2025, që në mos të dilnin fitues, të paktën të arrinin të ishin forcë bllokuese.

Gjekmarkaj u përgjigj se opozita po bën gjithçka dhe i ka të gjitha mundësitë e resurset për të qenë forcë fituese në zgjedhjet e vitit 2025.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Milori: Për herë të parë ndërkombëtarët po iu ndajnë ju nga Berisha. Pra a jeni bërë gati ju me këta ndërkombëtarët që ulen si garant me PS me Ramën që ka të gjitha pushtetet, të arrini maksimumin dhe nëse nuk do të jeni forcë fituese, të jeni forcë bllokuese nesër, që ai të mos marrë mbi 84 deputetë?”, tha Milori.

Gjekmarkaj: Ne do bëjmë gjithçka të jemi fitues. Kemi mundësi të jemi të tillë. Kemi resurse, është çështje javësh apo pak muajsh që PD të pozicionohet aty ku i takon në raport me shoqërinë, për të qenë alternativa fituese e zgjedhjeve. Në tryezë do të kemi përfaqësuesit tanë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026