A do ketë dhunë në protestën e 11 shkurtit? Flet shefi i organizimit në PD
Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu thotë se protesta e 11 shkurtit ka për qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama dhe se kjo forcë politike do të bëjë gjithçka për t’ia arritur.
Në një intervistë për Euronews Albania, Balliu u shpreh se PD-ja nuk kërkon të vijë në pushtet përmes dhunës, por votës.
“Është një aksion pa kthim. Nuk ka kthim pas, ose do të largohet ky njeri, ose ky shtet nuk bëhet. Protestë, protestë, revolutë kudo që të shkojë ai. Të guxojë ai të tallet me parlamentin. Do ketë protestë kudo deri sa të largohet.
Këtu Shqipërinë mund ta shpëtojnë vetëm shqiptarët. Do të rrimë në shesh me ata dhe patjetër që është një thirrje për sakrificë. Të sakrifikojmë të gjithë për të mbrojtur vendin. Nuk kërkon askush këtu që të vijë në pushtet me dhunë, por me proces zgjedhor. Ne do të vijmë me votë, ne nuk e njohim dhunën”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Paralajmërimi i Berishës: Do ketë protesta të vazhdueshme para dhe pas 11 shkurtit
- Berisha akuza Ramës: Nga 2017 e deri më sot, ka punuar kundër PD-së
- Vasili: Tensioni në Kuvend i mbartur nga seanca e kaluar, falsifikuan procesverbalet
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë