A do ketë PD një kandidat të përbashkët në zgjedhje? Ja çfarë thotë deputetja e PD

1 Shkurt 2023 | 12:58

Deputetja e PD-së Oriola Pampuri është shprehur se PD duhet të bashkohet pasi e copëtuar nuk mund të bëjë dot asgjë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se e gjithë situata e tensionuar në PD ka ndodhur për shkak të shpalljes së Sali Berishës “Non Grata”.

Ajo ritheksoi se PD duhet të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit.

“PD duhet të bashkohet sepse e copëzuar nuk ka ku të shkojë. Duhet të bashkohet baza për një kandidat të vetëm. Një kandidat i vetëm është zgjidhja nën logon e PD-së.

Pse shkuam që prej 1 vit e gjysmë deri këtu. Cila ishte arsye që patëm një amulli brenda PD. E gjitha ndodhi se Berisha doli ‘Non Grata’ e nuk mbështetej nga ndërkombëtarët. Një parti e djathtë e izoluar nga ndërkombëtarët nuk ka shanse të shkojë drejt fitores, sado mbështetje të ketë.  Ka mundësi deri në fund për të pasur kandidatë të përbashkët, mbetet dëshira e personave të vendos interesin e qytetarëve përballe interesave të veta”- theksoi ajo.

Ndiqni intervistën e plotë këtu:

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026