A do shmanget ndërhyrja e krimit në zgjedhje në Elbasan? Gazetari zbulon strategjinë
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha thotë se Elbasani është ndër bashkitë më të mëdha e të rëndësishme në vend, por edhe ndër më problematiket sa i takon ndërhyrjes së krimit në zgjedhje.
Hoxha u shpreh se pikërisht për këtë arsye, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kërkuar që në Elbasan të zbatohet votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Sipas tij, me këtë pritet që të paktën të mos ketë kontestime në lidhje me procesin e numërimit.
“Elbasani, pikë së pari klasifikohet tek ato 5 apo 6 bashkitë më të mëdha, më të rëndësishme, por edhe më problematike; pasi të paktën në dy proceset e fundit ka pasur një shtim të tensioneve dhe të përplasjeve mes dy palëve. Në 2021, ne pamë disa skena në Elbasan që ishin të papërsëritshme dhe nuk u pa në asnjë bashki tjetër. Pamë një përplasje mes njërit për kandidatëve për deputet, Luçiano Boçi dhe një biznesmeni që akuzohej nga opozita se mbështeste apo blinte vota për PS-në.
Nga ana tjetër, pamë një ngjarje të rëndë ku humbi jetën një person për shkak të përplasjeve të dy grupimeve për zgjedhjet. Pasi përfundoi procesi i numërimit të votave, nuk u ndalën akuzat nga opozita për blerje të votave. Me kalimin në votimin dhe numërimin elektronik, të paktën një nga këto problematika pritet të zgjidhet: numërimi elektronik. Do të jetë kjo një nga sfidat më të rëndësishme për KQZ-në “, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë