A do shpallet Hamasi organizatë terroriste nga Shqipëria? Përgjigjet deputeti i PS
Deputeti i Partisë Socialistem, Etjen Xhafaj komentoi luftën që po ndodh aktualisht në Izrael duke folur gjithashtu dhe për qëndrimin e Shqipërisë në këtë situatë.
Ndërsa më herët në një intervistë për Euronews Albania, ambasadorja Galit Peleg kërkoi nga Shqipëria që të njohë Hamasin si organizatë terroriste, Xhafaj u shpreh se nuk beson të ketë vend në botë që kundërshton se bëhej fjalë për një sulm terrorist. Ai dënoi sulmin, por nuk tha nëse Shqipëria do ta shpallë Hamasin organizatë terroriste ose jo.
“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë që në momentin e parë. Së pari duke ngushëlluar viktimat e një akti të qartë terrorist sepse nëse kontrolloni ndonjëherë nëpër libra se çfarë flitet për terrorizmin është pikërisht kjo. Pra, të shkaktojë pasiguri në shtëpi, në çdo ambient normal ku njerëzit zhvillojnë jetën e tyre për ta deformuar këtë tërësisht pavarësisht se ishte nga ana operacionale e mirëorganizuar dhe pati një efekt të jashtëzakonshëm nga ana e tmerrit dhe ishte një akt i tmerrshëm dhe sigurisht ne i gjendemi pranë. Unë besoj që ka dhe aktorë që justifikojnë arsyen pse ndodhi, por asnjëherë se çfarë ishte dhe ishte deri diku dhe një sulm në shkallë të gjerë, por me objektiva që nuk ishin territorialë, por që ishin objektiva që kishin lidhje me terrorin që u shpërnda,” – u shpreh Xhafaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:19 Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 13:16 Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë edhe në Itali. Gjashtëmbëdhjetë qytete në gatishmëri të lartë
- 13:09 Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu
- 13:01 Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)
- 12:48 Ministri Saar: Hezbollahu ka lëshuar mbi 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi
- 12:43 Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale