A do ta hedhin në gjyq Berishën zonjat e Partisë Socialiste? Flet Ermonela Felaj
Deputetja e PS, Ermonela Felaj ka reguar në lidhje me gjuhën e përdorur të kreut të PD-së Sali Berisha ndaj deputeteve socialiste.
Teksa e ka konsideruar gjuhë seksiste, Felaj në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se veprimet e kolegëve demokrat tregojnë prapambetje dhe sipas saj janë të patolerueshme.
Këtë e tha kur u pyet nëse deputetet socialiste do e hedhin në gjyq Berishën
“E gjitha është një sajesë dhe është diçka totalisht e montuar dhe për interesa të një njeriu të vetëm që është Sali Berisha. Këto janë veprime të karakterit personal. Ajo që ne kërkuam ishte se Berisha të sanksionohet për një gjuhë të tillë, në rastin konkret një gjuëh seksiste ndaj të gjitha grave dhe vajzave në Kuvendin e Shqipërisë.
Edhe sjellja e disa deputetëve të opozitës la shumë për të dëshiruar. Nuk pati respekt për fjalët e kolegëve, pati pasthirrma të ndryshme, disa e shoqëruan me një lloj ovacioni të egër në mbrojtje të Berishës, gjë e cila mua më tregon prapambetje. Sjellje të tilla janë të patolerueshme.”- theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë