A do të festoni jashtë? Meteorologia shpjegon si do të jetë moti më 31 dhjetor
Meteorologia Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit këtë të hënë në Euronews Albania, teksa ka shpjeguar se gjatë kësaj jave dielli do të jetë mbizotërues.
“Ky fundvit do të mbyllet me kushte të qëndrueshme, aktualisht kthjellimet mbizotërojnë në të gjithë territorin shqiptar. Këtë të hënë dhe të martë të kësaj jave do të kemi mbizotërimin e diellit me mëngjese të ftohta por mbasdite të ngrohta. Minimalja sot shënon në Bulqizë -4 gradë, ndërsa maksimalja do të regjistrohet në Fier, Sarandë dhe Vlorë afër vlerës 16 gradë.
Porja shpjegon gjithashtu se ky fundvit rezulton të mbyllet me një mot të qëndrueshëm.
“Në natën e dnërrimit të viteve do kemi një amosferë stabel, dielli do jetë prezent me një mot të ftohtë në të gjithë vendin. Në ndërrimin e viteve, mëngjesi në Tiranë do të jetë 4 gradë dhe 16 gradë në darkë por mbas orës 12, për njerëzit të cilët duan të shijojnë fishekzjarret e festimeve, duhet të vishen mirë pasi është një natë tipike e ftohtë dimri.
Sa i përket vijës bregdetare, temperaturat do shënojnë nga 6 në 17 gradë”, tha meteorologia Lajda Porja.
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht