A do të jetë Berisha në mbledhjen e Këshillit të Mandateve? Flet Ermonela Felaj
Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka folur në lidhje me kërkesën që SPAK i paraqitur Kuvendit për heqjen e imunitetit të Sali Berishës në mënyrë që t’i hapet rrugë vendosjes së masës së sigurisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se kërkesa e SPAK ka mbërritur para orës 13:00 në Kuvend, ndërsa shtoi se Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën e javës tjetër.
Mes tjerash ajo theksoi se nuk e di nëse Sali Berisha do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
“Kërkesa ka mbërritur para orës 13:00. Konform detyrimit që ka pastaj Kryetarja e Kuvendit sipas rregullores, i është bërë me dije të gjithë anëtarëve të Këshillit të Rregullores së mandateve dhe Imunitetit dhe natyrisht dhe deputetit ndaj të cilit është bërë kërkesa. Njoftimet për mbledhjen e Këshillit të Rregullores, mandateve dhe imunitetin për këtë kërkesë janë bërë që ditën e djeshme.
Është njoftuar që të hënën në orën 12:00 do të jemi të mbledhur për të dëgjuar këtë kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Është vetëm një kërkesë dhe disa dokumente që e shoqërojnë, kur bëhen me dije se pse kërkohet kjo masë për Berishën. Mendoj se Prokuroria e ka plotësuar detyrimin e vet. Nuk e di nëse Berisha do të vijë në Këshillin e Mandateve, por mund të them se deputeti ka të drejtë të japë shpjegime me gojë ose me shkrim para këtij Këshilli e të kërkojë sqarim”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë