A është Enver Hoxha një figurë për t’u nderuar? Përfshirja e tij hap debat në Kuvend
Përfshirja e emrit të Enver Hoxhës në një listë emrash të publikuar nga Instituti Parlamentar për muajin tetor ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik dhe në politikë.
Dokumenti i përgatitur nga Instituti, që funksionon në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, përmban një përmbledhje të datave të lindjes dhe të vdekjes të disa figurave historike shqiptare. Në mesin e tyre është renditur edhe ish-diktatori Enver Hoxha, i cilësuar në material si “Udhëheqës i Partisë Komuniste”, “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”.
Kjo përfshirje është trajtuar edhe në mbledhjen e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku ishte e pranishme kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.
Gjatë diskutimit, deputeti i opozitës Genci Strazimiri ngriti shqetësimin nëse ky përfshirje ishte rezultat i një vendimi të qëllimshëm apo pasojë e mungesës së vëmendjes institucionale. Në përgjigje, Sula theksoi se AIDSSH nuk ka kompetenca për të marrë qëndrime publike për figura të caktuara, por shtoi se “të nderosh Enver Hoxhën do të thotë të mohosh krimet e tij dhe të mos nderosh viktimat”.
Ajo shprehu gjithashtu gatishmërinë për të ofruar çdo informacion të kërkuar nga Kuvendi në rastet kur është e nevojshme ndërhyrja e institucionit që ajo drejton.
Reagimet janë shtuar edhe për faktin se emri i Enver Hoxhës është listuar përkrah personaliteteve si Naim Frashëri, Dritëro Agolli dhe Sulejman Delvina, çka është konsideruar nga shumë zëra në opinion si një relativizim i së kaluarës diktatoriale.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare