A hapen plagët e luftës? Si e shpjegon aktori mesazhin e “The Handke project”
“The Handke Project” ka për temë qendrore vendimin kontravers për përcjelljen e nderit të të qenit laureat i çmimit ‘Nobel’ për letërsi tek shkrimtari austriak Peter Handke, përkundër mbështetjes së tij të mirë-dokumentuar për Sllobodan Millosheviqin, i cili vdiq gjatë gjyqit për krime lufte në Hagë. Kjo mbështetje u zgjerua deri në një fjalim të Handkes pranë varrit të Millosheviqit.
Ndërkohë aktori Arben Bajraktaraj, shpjegoi mesazhin e “The Handke project” , shfaqje e cila kritikon ashpër shkrimtarin austriak Peter Handke që përmbys faktet e luftës në ish-Jugosllavi.
Në një intervistë në emisionin “Good Morning Albanians”, në Euroneës Albania, ai tha ‘fake news’ është pikërisht pika ku duan të godasin nëpërmjet shfaqjes.
“Çështja është se nuk është asgjë ok, kjo është tema që ne prekim, godasim, ku hapim plagët. Rreth nesh ka fake news. Në një mënyrë Peter Handke dhe të tjerët, kanë ngulmuar në një gjë, hapjen e lajmeve të rreme, pra duke vënë një pikëpyetje në atë që ndodh, pra a është e vërtetë, u vranë këta njerëz, kush i vrau këta njerëz? Handke thoshin që nuk ishin serbët që i vranë shqiptarët u vranë ata vetë që të akuzonin serbët. Është si një vrasje e dytë. Ata ishin paranoja të vrasjeve të rreme”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dhuna në shkolla ka qenë gjithmonë, por tani po raportohet. Mësuesja tregon shkaqet
- “The Handke Project”, performanca për shkrimtarin që përmbys faktet e luftërave
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë