“A i bëri PS dalje Ahmetajt sot?”, fati i ish zv.kryeministrit përplas analistët
Kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj është kthyer në temë debati në emisionin “Now” në Euronews Albania.
Gazetari Romir Saraçia ka thënë se qeveria duhet të largohet dhe në rastin e Ahmetajt, opozita duhet të ishte sot në shesh.
Kjo është kundërshtuar nga Nesturi, i cili tha se kemi të bëjmë me një proces juridik dhe jo politik.
Nga ana tjetër analist Neritan Alibali theksoi se afera e inceneratorëve është afera më e madhe e kapjes së shtetit që ka ndodhur ndonjëherë.
Pjesë nga biseda:
Romir Saraçi: Çfarë duhet të bëjë më shumë kjo qeveri që të largohet. Kjo dosje është procedura totale e negociuar nga Ahmetaj kundrejt parave. Çfarë duhet të bëjë një qeveri më shumë që të largohet. Opozita duhet të ishte në shesh sot.
Plator Nesturi: Kemi të bëjmë me një proces juridikisht dhe jo politikisht. Unë mbështes institucionet.
Neritan Alibali: Këtu nuk flitet e lëshoi apo jo PS sepse është institucion. Kjo është afera më e madhe e kapjes së shtetit që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. I gjithë shteti është vënë në dispozicion me të gjithë resurset e veta për të realizuar një qëllim.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë